AKTUALITET, 11 Mars 2018, 13:05

U hodh nga kati i tretë, zbulohet sëmundja e vajzës 16-vjeçare

U hodh nga kati i tretë, zbulohet sëmundja e vajzës

Vajza 16-vjeçare që u hodh nga kati i tretë i pallatit ku banonte, mësohet se vuante nga sëmundja e epilepsisë.

Policia, sot në njoftimin zyrtar zbardh detaje nga ngjarja e rëndë, ndërkohë që vajza ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policise

Më datë 10.03.2018, shtetasja M.Q., vjeçe 16, banuese në Durrës, e sëmurë me epilepsi, është hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banon dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës. Neni 99 i Kodit Penal.