TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Baza e PD-së i është ankuar kreut Lulzim Basha se kritikët e tij kanë sabotuar indirekt fushatën elektorale të 25 qershorit të vitit të kaluar, gjë që sipas saj, thelloi humbjen në zonat ku ata ishin më parë të zgjedhur të PD-së.
Analiza konstaton se pothuajse në 90 për qind të degëve në zonat rurale, rezultati i dobët është ndikuar nga blerja e votës me para të pista, apo përdorimi i administratës, si për shembull presioni për ndërprerjen e ndihmës eko-nomike dhe mënyra të tjera. Por, më afër zonave urbane rezultati i dobët i Partisë Demokratike është ndikuar nga faktorë të tjerë përfshirë ato të brendshmit. Pikërisht në këtë pikë janë përmendur emra konkretë të njerëzve që punuan kundër fitores së PD-së në zgjedhje, duke cituar kon-kretisht emrat e kundërshtarëve të Bashës në parti.
Kryesisht për zonat e qarkut të Shkodrës, të Vlorës, të Korçës, Durrësit, Elbasanit, Gjirokastrës, Dibrës etj. Lista e kandidatëve të 25 qershorit që mban firmën ekskluzive të Lulzim Bashës, rezulton të ketë sjellë një problem të madh, duke shkaktuar jo vetëm pakënaqësi tek votuesit, por edhe thellimin e problemeve në organizmin dhe funksionimin e strukturave. Me një rol jo të vogël në rezultat, analiza nxjerr edhe në marrëveshjen e 18 majit mes Bashës dhe Ramës, që solli mbylljen e çadrës së protestës dhe futjen e PD-së në zgjedhje. Koha e gjatë prej tre muajsh në çadër vonoi fillimin e fushatës së PD-së, ku baza e PD-së e pati të vështirë të përgatitej në kohë për 25 qershorin.