TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë, doktor Polikron Çelo.
Ai ishte një ndër mjekët më të njohur pediatër. Kanë qenë familjarët ata që kanë njoftuar për humbjen e madhe, ndërsa kanë bërë të ditur se homazhet për mjekun aq të dashur për fëmijët do të bëhen në hotelin Internacional pranë Lidhjes së Shkrimtarëve, nesër nga ora 10-12:30.
Sakaq, mjeku i njohur shqiptar do të prehet në varrezat e Sharrës.
Polikron Çelo ka lindur në vitin 1932 dhe për shumë vite ka shërbyer si mjek Pediatër. Gjithashtu, ai ka qenë pedagog në Fakultetin e Mjekësisë, për shumë kohë Shef i Shërbimit të Nefrologjisë, por edhe Drejtor i Spitalit të Fëmijëve.
Doktor Polikroni, vëllai i shkrimarit Mitro Çela, ka lënë edhe një pasuri të madhe shkencore, me një sërë botimesh në fushën e shëndetit të fëmijëve dhe jo vetëm.