AKTUALITET, 11 Mars 2018, 11:30

Financime të dyshimta, Rama nuk i ndahet Bashës: Ç'janë këta që paguiajnë pa pyetur mor burrë? Pa lidhje fare

Financime të dyshimta, Rama nuk i ndahet Bashës:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk i ndahet kreut të opozitës, Lulzim Basha. Duke publikuar një video të Bashës në opinion, ai është ndalur sërish në çështjen e financimeve të dyshuara dhe lobimin në SHBA.

Ai publikon një pjesë te intervistës së kreu të PD, ku flitet për një shumë prej 500 mijë dollarësh financim për partinë. “Çfarë janë këta bamirës rusë që paguajnë pa pyetur fare”, – pyet Rama, ndërsa shton se për këto duhet të shkosh në Prokurori. “Lëre Ramën se këtu e ke, po shko e përgjigju”.

Postimi i Ramës

ERTV Live: 500 mijë USD?!Nuk di gjë M’i kanë dhënë pa me pyetur!… Pa e ditur… Edhe sot s’e di !… 500 mijë USD të tjera akoma?!… Pa lidhje mor burrë… Jo jo, pa asnjë lidhje!..