AKTUALITET, 9 Nëntor 2018, 16:21

“Konkurrenti preu damarët”, shpërthen ish-banorja e “BB” ndaj Renatos: Fytyrë e shëmtuar, si s’ta preu gjuhën...

‘Nuk e di domethënë, a ka njeri më kafshëror se ky surrat i shëmtuar këtu që ushtron dhunë psikologjike publikisht konkurrentëve që pa ata nuk do e nxirrte këtë surrat të keq në tv. Turp për në çfarë njerëzish zgjedhim të shohim në ekran.

Më vjen keq që konkurrenti preu damarët e vetë dhe nuk i preu gjuhën këtij llafazani të keq”, kështu ka reaguar ish-banorja e “Big Brother”, Gerta Shino, pas lajmit që qarkulloi në media se një nga konkurresntët e “Hell’s Kitchen”, preu damarët.

Në një reagim të bërë në rrjetet sociale , Shino duket se nuk i ka përmbajtur dot nervat dhe mllefin, që ka krijuar për shef Renaton në këtë spektakël gatimi, ku presioni, nervat dhe ngritja e zërit, janë të larta.

-640-0-5be48ba681b48 gerta-shino -640-0-5b55aaf4d840d gerta