AKTUALITET, 7 Janar 2021, 00:01

“Kongresi është i sigurt”! Senatori: Certifikimin e Joe Biden do ta bëjmë sonte

“Kongresi është i sigurt”! Senatori: Certifikimin e Joe

Zyrtarët amerikanë kanë njoftuar se ndërtesa e Kapitolit tani është e sigurt. Një zyrtar amerikan u shpreh se Kongresi është i sigurt pas trazirave, protestuesit u nxorën jashtë dhe situata është nën kontroll.

20 persona janë arrestuar, shkruan CNN. Senatori demokrat Joe Manchin tha për CNN se ekziston besimi se Kongresi do të përfundojë certifikimin e Kolegjit Zgjedhor sonte.

“Kapitoli po pastrohet. Kur të jetë e sigurt, ne do të kthehemi për të përfunduar përgjegjësitë tona Kushtetuese. Këto janë Shtetet e Bashkuara. Ne nuk do të lejojmë që sundimi i turmës të minojë shtetin e ligjit“u tha gazetarëve Hakeem Jeffries.