AKTUALITET, 6 Janar 2021, 21:55

"Sulm ndaj demokracisë dhe grusht shteti"/ Orë dramatike në SHBA, mbështetësit e Trump përleshen me policinë në Kapitol


Një sulm ndaj demokracisë e ka quajtur CNN, hyrjen e dhunshme të mbështetësve pro Trump, në godinën e Kongresit, në kohën kur po mbahej seanca e çertifikimit të rezultatit zgjedhor. Protestuesit kanë thyer xhama dhe kanë mësyrë në godinë, duke u pëleshur me policinë. Skena dramatike ka patur në senat, ku punonjësit e sigurisë kanë nxjerrë armët, për t'u mbrojtur nga protestuesit. Pamjet dramatike janë të paprecedenta dhe analistët i kanë konsideruar të ngjashme me një grusht shtetit. Kujtojmë se presidenti i zgjedhur, Joe Biden, do të inagurohet në Washington, pas dy javësh, ndërkohë që ditën e sotme pritej çertifikimi i rezultatit. Zëvendëspresidenti, Mike Pence, ka kërkuar që mbështetësit e Trump të largohen menjëherë nga Kapitoli dhe të ndalin dhunën.

"Sulmi në Kapitol, nuk do të tolerohet dhe të gjithë personat e përfshirë do të përballen me të gjitha pasojat ligjore", shkruan Pence.

Presidenti Donald Trump, ka reaguar pas përshkallëzimit të situatës, duke i kërkuar mbështetësve të tij huliganë, të largohen nga Kapitoli. Trump fillimisht u kishte kërkuar protestuesve të jenë paqësor, por nuk kishte kërkuar largimin e tyre. Megjithatë, me tensionimin e situatës dhe pas kërkesës publike të presidentit të zgjedhur Biden, Trump më në fund ka pranuar të bëjë thirrje që protestuesit të largohen nga Kapitoli. Por, ai vijoi deklaratat e zgjedhjet janë vjedhur edhe pse nuk ka asnjë provë për këtë. ‘’E dini që ju dhemb, e dini që jeni të lënduar. Ne patëm zgjedhje që u vodhën. Gjithkush e di, sidomos pala tjetër. Por duhet të shkoni në shtëpi tani, duhet të kemi paqe. Duhet të respektojmë njerëzit e ligjit, s’duam të lëndohet askush. Duhet të kemi paqe. Ju dua! E di si ndiheni, por shkoni në shtëpi,– tha Trump. Presidenti i zgjedhur Joe Biden, ka bërë një deklaratë, ku e quajti ngjarjen një “sulm të paprecedent ndaj demokracisë” dhe i bëri thirrje urgjente presidentit Trump, të kërkojë largimin e protestuesve nga Kapitoli. “Në këto orë, demokracia jonë është nën një sulm të paprecedent, ndryshe nga çdo gjë që kemi prë në kohët moderne. Një sulm në kupolën e lirisë, në Kapitol”, tha Biden. “I bëj thirrje presidentit Trump, të dalë në televizion kombëtar dhe të përmbushë betimin e tij për të mbrojtur kushtetutën dhe të kërkojë mbarimin e këtij rrethimi”, vijoi ai.

/TPZ.al/

LEXO EDHE: https://www.tpz.al/2021/01/06/video-shihni-cpo-ndodh-ne-shba-mbeshtetesit-e-trump-hyjne-ne-kongres/