AKTUALITET, 6 Janar 2021, 23:01

Sekretari i Përgjithshëm i NATO: Skena tronditëse në Uashington, rezultati i zgjedhjeve demokratike duhet të respektohet

Sekretari i Përgjithshëm i NATO: Skena tronditëse në

Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg, ka mbajtur qëndrim lidhur me kaosin nga protestuesit në godinën Capitol në Uashington DC të SHBA.

Sipas Stoltenberg skenat janë tronditëse teksa kërkon që rezultati i zgjedhjeve demokratike amerikane duhet të respektohet.

Protestuesit që sot vërshuan brenda Kongresit të SHBA ishin mbështetës të Trump që nuk lejuan certifikimin e Joe Biden si fitues të zgjedhjeve dhe President të ardhshëm.

"Skena tronditëse në Washington, D.C. rezultati i zgjedhjeve demokratike duhet të respektohet."- shkruan Stoltenberg.

https://twitter.com/jensstoltenberg/status/1346917585535823872?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1346917585535823872%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fsekretari-i-pergjithshem-i-nato-skena-tronditese-ne-uashington-d-c-rezultati-i-zgjedhjeve-demokratike-duhet-te-respektohet%2F