TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbështetësit e Donald Trump kanë hyrë me dhunë në ambjentet e Kapitolit, në momentet kur po mbahej senaca për çertifikimin e fituesit të zgjedhjeve presidenciale.
Pamjet e përleshjeve të protestuesëve me policinë ishin vërtet dramatike, ndërkohë që bëhet e ditur se një person është plagosur rëndë.
Presidenti i zgjedhur Joe Biden, ka bërë një deklaratë, ku e quajti ngjarjen një "sulm të paprecedent ndaj demokracisë" dhe i bëri thirrje urgjente presidentit Trump, të kërkojë largimin e protestuesve nga Kapitoli.
"Në këto orë, demokracia jonë është nën një sulm të paprecedent, ndryshe nga çdo gjë që kemi prë në kohët moderne. Një sulm në kupolën e lirisë, në Kapitol", tha Biden.
"I bëj thirrje presidentit Trump, të dalë në televizion kombëtar dhe të përmbushë betimin e tij për të mbrojtur kushtetutën dhe të kërkojë mbarimin e këtij rrethimi", vijoi ai.
Pas këtij fjalimi, ka reaguar menjëherë Trump, me anë të një video mesazhi, ku u bënte thirrje protestuesve të largohen në shtëpi, por ai vijoi me pretendimet se zgjedhjet janë vjedhur.
‘’E dini që ju dhemb, e dini që jeni të lënduar. Ne patëm zgjedhje që u vodhën. Gjithkush e di, sidomos pala tjetër. Por duhet të shkoni në shtëpi tani, duhet të kemi paqe. Duhet të respektojmë njerëzit e ligjit, s’duam të lëndohet askush. Duhet të kemi paqe. Ju dua! E di si ndiheni, por shkoni në shtëpi,– tha Trump.
/TPZ.al/
LEXO EDHE:
https://www.tpz.al/2021/01/06/trump-nuk-ndalet-mesazh-mbeshtetesve-huligane-zgjedhjet-u-vodhen-por-shkoni-ne-shtepi/
https://www.tpz.al/2021/01/06/sulm-ndaj-demokracise-dhe-grusht-shteti-ore-dramatike-ne-shba-mbeshtetesit-e-trump-perleshen-me-policine-ne-kapitol/