AKTUALITET, 6 Janar 2021, 21:11

Firmoset marrëveshja për arsimin, Rama i lëshon terren Erdoganit pas mbylljes së shkollave të Gylen

Firmoset marrëveshja për arsimin, Rama i lëshon terren Erdoganit


Në kuadër të vizitës së sotme zyrtare të delegacionit shqiptar në Ankara, Turqi dhe në vijim të nënshkrimit të Marrëveshjes së Partneritetit Strategjik ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë, Ministrja Evis Kushi dhe homologu i saj turk Ziya Selçuk kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e arsimit.

Erdogan ka qenë i interesuar vazhdimisht për të zëvendësuar rrjetin e shkollave te Gulen në Shqipëri, me një rrjet tjetër shkollash të financuara nga qeveria turke.

Gradualisht duket se kjo kërkesë e Erdogan po bëhet realitet me ndihmën e Edi Ramës. Ky i fundit pati deklaruar sot se në Shqipëri do të jetë shumë shpejt edhe një nga universitetet më të njohura të Turqisë. Falë këtyre koncensioneve Edi Rama po afrohet gjithnjë e më shumë me “Sulltanin” e Bosforit.

LEXO EDHE:

https://www.tpz.al/2021/01/06/cmimi-qe-do-te-paguajme-per-dhuratat-e-erdoganit/