AKTUALITET, 6 Janar 2021, 21:18

Video/ Shihni ç'po ndodh në SHBA, mbështetësit e Trump hyjnë në Kongres

Video/ Shihni ç'po ndodh në SHBA, mbështetësit e

Në Kongresin amerikan, po mbahej mbledhja për çertifikimin e rezultatit zgjedhor, kur në godinë kanë hyrë mbështetës të presidentit Trump, për të kundërshtuar çertifikimin e Joe Biden si fitues. Kongresi është izoluar dhe forcat policore kanë ndërhyrë menjëherë. Gjendja në Kapitol dhe rreth tij është ende e tensionuar, ndërkohë që protestuesit u përplasën me policinë. Ligjvënësit ndërprenë menjëherë seancën dhe kapitoli është i izoluar. Njoftohet se protestuesit janë përhapur kudo në ndërtesën e Kapitolit. Policia po i shoqëron anëtarët e Kongresit jashtë ndërtesës për arsye sigurie. Më poshtë mund të shihni momente, kur mbështetësit e Trump kanë hyrë në ndërtesë.