TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Donald Trump, ka reaguar në Twitter, pasi protestuesit pro tij, kanë hyrë brenda godinës së Kongresit, për të kundërshtuar çertifikimin e Joe Biden si fitues i zgjedhjeve presidenciale.
Trump u kërkon protestuesëve të jenë paqësorë.
"Ju kërkoj të gjithëve ju në Kapitol, që të jeni paqësor! Jo dhunë! Mos harroni, ne jemi partia e ligjit dhe rendit. Respektoni ligjin dhe burrat dhe gratë me uniformë. Faleminderit", shkruan Trump.
Në Kongresin amerikan, po mbahej mbledhja për çertifikimin e rezultatit zgjedhor, kur në godinë kanë hyrë mbështetës të presidentit Trump, duke thyer xhama dhe duke u përplasur me autoritetet.
Kongresi është izoluar dhe forcat policore kanë ndërhyrë menjëherë.
Ligjvënësit ndërprenë menjëherë seancën dhe kapitoli është i izoluar.
Njoftohet se protestuesit janë përhapur kudo në ndërtesën e Kapitolit. Policia po i shoqëron anëtarët e Kongresit jashtë ndërtesës për arsye sigurie.
Më poshtë mund të shihni momente, kur mbështetësit e Trump kanë hyrë në ndërtesë.
LEXO EDHE:
https://www.tpz.al/2021/01/06/video-shihni-cpo-ndodh-ne-shba-mbeshtetesit-e-trump-hyjne-ne-kongres/