AKTUALITET, 26 Shtator 2019, 09:12

Konflikti me armë zjarri në Yzberisht, Policia jep detajet: U plagos në dorë 24-vjeçari, arrestohet autori

Konflikti me armë zjarri në Yzberisht, Policia jep detajet: U plagos


Për përplasjen me armë mbrëmjen e djeshme në zonën e Yzberishtit në Tiranë, Policia njofton se është plagosur në dorë nga një armë zjarri 24-vjeçari me iniciale D. V.

Njoftimi i policisë:

Policia zbardh ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Yzberisht

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 , pas një pune intensive kanë bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Yzberisht Tiranë, ku u plagos në dorë me armë zjarri shtetasi D. V., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Si rezultat i reagimit në kohë dhe veprimeve hetimore të kryera u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit I. A., 24 vjeç, si dhe shpallja në kërkim e shtetasit F. A. dhe vijon puna për kapjen e tij.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se më datë 25.09.2019, rreth orës 22.45 në rrugën e Qelqit, dyshohet se këta shtetas kanë qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë është plagosur në dorë shtetasi D. V., jashtë rrezikut për jetën.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit F. A., Policia gjeti dhe bllokoi në cilësinë e provës materiale dy thika, të dyshuara si armë të ftohta.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.