AKTUALITET, 25 Shtator 2019, 23:26

Dy adoleshentë brazilianë i japin Realit fitoren dhe kryesimin

Dy adoleshentë brazilianë i japin Realit fitoren dhe kryesimin

Reali i Madridit ka arritur të marrë fitoren e katërt në kampionat, që është njëkohësisht e treta radhazi, teksa ka mposhtur me rezultatin 2-0 kundërshtarët modestë të Osasunës në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Me disa prej titullarëve të ulur në stol, mbrëmjen e sotme ishin dy adoleshentët brazilianë, Vinicius Junior 19 vjeç dhe Rodrygo 18 vjeç, që shënuan dhe u dhanë 3 pikët madrilenëve.

I pari shënoi në pjesën e parë, pas një asisti të marrë nga gjermani Toni Kroos, ndërsa në minutën e 71-të i la vendin Rodrygos, që shënoi që me prekjen e parë të topit.

Me këtë fitore, Reali i Madridit ngjitet në kuotën e 14 pikëve, në krye të renditjes, ndërsa Zinedine Zidane harron zhgënjimin e javëve të para dhe sheh të marrë frytet e punës së tij.