TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pesë ndeshje, pesë fitore. Ky është bilanci i Interit në këto javë të para të kampionatit, ku skuadra e Antonio Kontes e sheh veten të shkëputur në vendin e parë në renditje, si e vetmja e pagabueshme.
Fitorja e pestë erdhi ndaj një rivali mjaft të vështirë, Lacios me pretendime të mëdha, ku mjaftoi një gol i D’Ambrozios në pjesën e për të vendosur sfidën. Thomas Strakosha bëri disa herë mrekulli për të mbajtur në lojë skuadrën e tij deri në fund, por sulmuesit e Lacios shpërdoruan para Handanoviç, duke i dhuruar suksesin e radhës zikaltërve të cilët duket se janë të vetmit që e meritojnë plotësisht titullin e “anti-Juventusit”.
Kjo pasi Napoli ka treguar se vazhdon të ketë luhatje të mëdha dhe sot ka regjistruar humbjen e dytë në kampionat në vetëm 5 javë. Ekipi i Ançelotit u mund në fushën e vet me rezultatin 1-0 nga goli i Kastro në minutën e 87 dhe që tani e sheh veten 6 pikë larg kreut të renditjes në kampionat.
Inter-Lacio 1-0
23′ D’ Ambrosio
Fiorentina-Sampdoria 2-1
31′ Pecela, 57′ Kieza / 79′ Bonacoli
Xhenoa-Bolonja 0-0
Napoli-Kaljari 0-1
87′ Kastro
Parma-Sasuolo 1-0
90’+5′ (ag) Burabia
Spal-Leçe 1-3
17′ Di Françesko / 11′, 73′ Mankosu, 47′ Kalderoni