AKTUALITET, 2 Prill 2020, 18:47

Konfirmohet një tjetër rast me COVID-19 në Kosovë, shkon në 126 numri i të prekurve

Konfirmohet një tjetër rast me COVID-19 në Kosovë, shkon

Një tjetër rast i ri me COVID-19 në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar rastin në fjalë, duke e çuar në 126 numrin në total të personave të prekur në gjithë vendin.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, IKSHP-ja ka bërë me dije se do të hulumtohen të gjitha kontaktet dhe do të testohen.

“Sot pasdite përfundoi testimi i 58 pacientëve të dyshimtë nga Klinika Infektive dhe Klinika e Pulmologjisë, ku një (1) prej të cilëve rezultoi pozitive. Do të hulumtohen të gjitha kontaktet dhe të testohen”, -thuhet në njoftim.