TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të bërë publik nga kryeministri Edi Rama se disa biznese te caktuara nuk do të paguajnë qira.
Eksperti i Ekonomisë në Partinë Demokratike, Dorian Teliti shkruan në rrjetet sociale se, kur vjen puna tek pagesat e faturave të dritave, apo të ujit kryeministri Rama nuk toleron se i duhen lekët por qiratë thotë mos i paguani.
“Qira mos paguani ama drita dhe ujë po. Çfarë shteti është ky? Kur vjen puna te faturat Rama thotë me dhunë do t’i paguani se më duhen lekët…ama qiratë mos i paguani!” shkruan Teliti.
Kryeministri Edi Rama tha sot se do të ndalohen pagesat e qirave nga ana e bizneseve të vogla dhe familjarëve të regjistruar që e kanë ndaluar punën për shkak të koronavirusit.