AKTUALITET, 2 Prill 2020, 16:24

Po kujdeseni për një person të infektuar me Covid-19? OBSH nxjerr apelin e rëndësishëm: Telefononi urgjencën nëse…

Organizata Botërore e Shëndetit, OBSH, ka listuar disa këshilla që duhet t’i kenë parasysh personat që janë duke u kujdesur në shtëpi për njerëzit të dyshuar ose të konfirmuar me COVID-19.

Ja çfarë duhet të bëjnë ata:

✅ Sigurohuni që personat e sëmurë të pushojnë, pijnë shumë lëngje dhe hanë ushqim të shëndetshëm.

✅ Përdorni një maskë mjekësore kur jeni në të njëjtën dhomë me një person të sëmurë. Mos e prekni maskën ose fytyrën gjatë përdorimit dhe hidheni më pas.

Pastroni shpesh duart me sapun dhe ujë ose me dezifektant me bazë alkooli, veçanërisht:

• pas çdo lloj kontakti me personin e sëmurë ose sendet e tyre

• para, gjatë dhe pas përgatitjes së ushqimit

• para se të hani

• pasi të keni përdorur tualetin

✅ Përdorni pjatat e dedikuara, gota, enë kuzhine, peshqirë dhe mbulesa shtrati për personin e sëmurë. Lani enët, gotat, enët e ngrënies, peshqirët ose mbulesat e krevateve të përdorura nga i sëmuri me detergjent dhe ujë.

✅ Identifikoni sipërfaqet e prekura shpesh nga personi i sëmurë dhe pastrojini dhe dezinfektojini ato çdo ditë.

✅ Telefononi urgjencën menjëherë nëse i sëmuri përkeqësohet ose ka vështirësi në frymëmarrje.