TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rritet sërish numri i mjekëve që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Itali. Sipas shifrave zyrtare janë 69 mjekë që kanë humbur jetën dhe 10 mijë punonjës shëndetësorë të infektuar nga COVID-19.
Federata Kombëtare e Urdhrit të Mjekëve bën të ditur se dy mjekë të tjerë humbën jetën nga infeksioni. Ata janë Gianpaolo Sbardolini, mjek familje, dhe Marcello Cifola, otolaringolog.
Ndërkohë, njofton sindikata e mjekëve të spitalit Anaao-Assomed, numri i punonjësve shëndetësorë të infektuar deri tani ka tejkaluar 10,000 raste. Rreth 20% janë mjekë. Shumë, thotë Anaao, janë shtruar në spital në reanimacion.