AKTUALITET, 2 Prill 2020, 18:16

Itali/ 760 viktima në 24 orët e fundit nga koronavirusi, ulet numri i infektimeve

Koronavirusi vazhdon të shkaktojë një numër të lartë viktimash në Itali.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 760 persona me COVID-19, duke e çuar numrin në total në 13,915.

Sipas Mbrojtjes Civile të Italisë, në rang kombëtar nga nisja e epidemisë numërohen rreth 115,242 persona të infektuar nga ky virus vdekjeprurës, me një rritje prej 4,668 në 24 orët e fundit, me tendencë në rënie.

Janë 18,278 persona të shëruar në total.

Koronavirusi në botë

Në total në botë deri tani janë 981,272 të infektuar, me 50,253 vdekje dhe të shëruar 206,272.

Numrin më të madh të infektuarve në botë e kanë Shtetet e Bashkuara me  226,991raste (5,343 vdekje), të ndjekura nga Italia (115,242) dhe Spanja (110,238)

/TPZ.al/