TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputetja e PD-së, Orjola Pampuri, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ky i fundit po bën propagandë, që sipas saj po ia rrëzojnë dëshmitë e qytetarëve.
Teksa ka publikuar një video në rrjetet sociale, Pampuri thekson se shumë qytetarë tregojnë se janë të braktisur për shkak të situatës me COVID.
“Dëshmitë e qytetarëve rrëzojnë propagandën e shëmtuar të qeverisë. Shumë të moshuar janë braktisur pa asnjë ndihmë. Pa ushqime, pa ilaçe ata janë pasqyra e vërtetë e qeverisjes së Edi Ramës. Problemet e qytetarëve nuk zgjidhen me teatrin e telefonatave të kryeministrit. Njerëzit po e bëjnë sakrificën, prandaj menaxhimi profesional dhe jo show politik është çfarë duan qytetarët nga qeveria. ?”, shkruan demokratja.
https://www.facebook.com/watch/?v=216150366159422