AKTUALITET, 2 Prill 2020, 16:09

Zvicër/ 18 mijë të infektuar me koronavirus, 432 të vdekur

Zvicër/ 18 mijë të infektuar me koronavirus, 432 të vdekur

Në Zvicër janë shënuar deri tani 18 mijë persona të infektuar, kurse numri i të vdekurve është 432 vetë.

Agjencia e Shëndetit Publik deklaroi se numri i vdekjeve në 24 orët e fundit ka shkuar në 50 persona.

Kurse, po në 24 orët e fundit, thuajse 1000 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj testit të koronavirusit.