AKTUALITET, 16 Mars 2018, 08:55

Dardha zgjohet në panik nga rrëshkitja e tokës, në rrezik fshati i Fushë Arrëzit

Dardha zgjohet në panik nga rrëshkitja e tokës, në rrezik

Reshjet e shumta gjatë natës kanë bërë që të vijojë rrëshkitja e tokës në fshatin Dardhë të Fushë Arrëzit.

Banorët e fshatit janë zgjuar në panik edhe sot, pasi kanë mëse një javë duke jetuar me frikë, pasi çarja po u afrohet banesave. Ata kanë bërë thirrje për ndihmë, qëkurse dherat u rrëmbyen kasollet e bagëtive disa ditë më parë.

[gallery columns="1" ids="81128,81129,81130"]