AKTUALITET, 16 Mars 2018, 08:58

I vuri armën në kokë kamarieres, Austria shpall në kërkim 40-vjeçarin shqiptar

I vuri armën në kokë kamarieres, Austria shpall në

Grabitja e ndodhur gjatë Krishtlindjeve në Spittal an der Drau (Austri), kur një burrë shqiptar kërcënoi me pistoletë dhe më pas grabiti kamarieren 25-vjeçare është zbardhur nga drejtësia austriake.

Nga sa bëhet e ditur i dyshuari kryesor për krimin e asaj nate është një 40-vjeçar shqiptar, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur. Ndaj tij është prerë tashmë një flete arresti ndërkombëtar, raporton albinfo.ch.

“Pas hetimeve intensive është zbuluar i dyshuari kryesor për agresionin gjatë asaj nate në Spittal an der Drau,” tha shefi i Komisariatit të Policisë në Austri Gottlieb Türk:

“Targat e veturës së tij janë zbuluar. Agresori dihet. Por momentalisht ai është në arrati”, – ka thënë ai.Grabitja