AKTUALITET, 16 Mars 2018, 08:19

Shqipëria nën pushtetin e shiut, moti për ditën e sotme

Shqipëria nën pushtetin e shiut, moti për ditën e sotme

Moti dominohet nga kthjellime e vranësira të shpeshta duke sjellë shira të dobët në jug- qendër, por shira mesatarë në zonat veriore.

Pasditja dhe mbrëmja lokalizojnë shirat në zonat veriore, ndërsa pjesa më e madhe e vendit mbetet me kthjellime dhe vranësira.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por rënie me 2- 3°C do të pësojnë temperaturat e mesditës.

Era do vijojë të fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 2- 3 ballë.