AKTUALITET, 1 Tetor 2019, 15:10

Klubi francez i prish kontratën, futbollisti hajdut firmos me ekipin e ri, por hetohet nga policia

Klubi francez i prish kontratën, futbollisti hajdut firmos me ekipin e ri,

Pak ditë më parë, një skandal preku futbollin në Francë duke qenë se talenti 18-vjeçar Lamine Diabi Fadiga i kishte vjedhur orën e dorës një shokut të tij të skuadrës. 18-vjeçari kishte grabitur orën e Kasper Dolberg në dhomat e zhveshjes, duke bërë që në klub të nisin hetimet.

Pasi u zbulua, ai i ka kërkuar falje Doberg por megjithatë klubi nuk e ka falur. Nisa i ka prishur kontratën futbollistit megjithatë, ky i fundit nuk ka humbur shumë kohë dhe ka gjetur një skuadër të re. Fadiga do të jetë pjesë e skuadrës së Parisit në Ligën e Dytë franceze, ku do të synojë që të rregullojë imazhin e tij.

Pak ditë më parë, me Parisin firmosi edhe Zheremi Menez ndërkohë që problemet për talentin Fadiga do të vazhdojnë. Ai po hetohet nga policia dhe u la i lirë vetëm ditën që ktheu orën megjithatë, pritet të merret një vendim për të.