AKTUALITET, 30 Qershor 2019, 16:44

‘U duhet një furrë buke dhe një nevojtore’, Robert Aliaj përbuz shqiptarët: Një popull që lufton për bukën e gojës

‘U duhet një furrë buke dhe një nevojtore’, Robert

Artisti Robert Aliaj ka bërë një reagim për situatën politike në Shqipëri, kaosin e krijuar, por edhe debatin për sjelljen e popullit shqiptar.

Në statusin e tij, Aliaj thotë se Shqipëria është vendi ku njerëzit duan një furrë buke dhe një nevojtore.

“Shqipëria është vendi ideal për të vdekur. E di pse? Sepse një popull me një mentalitet të tillë që lufton vetëm për bukën e gojës, nuk ka nevojë për kulturë, as ka arsye për të kërkuar ndryshime sociale. I duhet vetëm një furrë buke dhe një nevojtore”, shkruan Aliaj.