LIFESTYLE, 29 Nëntor 2017, 11:58

A e dini se karrota...!

A e dini se karrota...!

Vlerat shëndetësore dhe ushqimore të karrotës janë fantastike duke nisur që nga ulja e kolesterolit deri tek parandalimi i humbjes së kujtesës. Një nga përfitimet e rëndësishme të karrotës është edhe fakti që mbrojnë sytë nga simptoma të shkaktuara nga mungesa e vitaminës A. Megjithatë nuk duhet të keqkuptohemi, karrota përmirëson shikimin por nuk i shëron sytë nga sëmundjet ekzistuese! Ndër të tjera, beta karoteni që gjendet në shumë perime të tjera, por veçanërisht tek karrotat mbron sistemin nervor. Një studim i Harvardit tregoi se marrja e të paktën 50 miligramë beta karoten në ditë, vonon plakjen e trurit me 1 deri në 1.5 vjet.

A e dini se:

  • Karrota më e gjatë në botë u zbulua në vitin 2007. Ajo ishte plot 5,839 metra e gjatë.
  • Karrota më e rëndë në botë u zbulua në vitin 1998. Ajo peshonte 9 kilogramë.
  • Një njeri konsumon mesatarisht plot 10,866 karrota gjatë gjithë jetës. Qyteti i Holtville në Kaliforni të Shtetet e Bashkuara është vetëshpallur Kryeqyteti i Karrotës në botë. Çdo vit, në Kaliforni mbahet festivali i Karrotës.
  • Shekuj më parë, karrota është përdorur nga anglo-saksonët si përbërësi kryesor në pijet medicinale kundër çmendurisë dhe djallit.
  • Elita Iraniane në vitet 1870 konsumonte karrota të zhytura në sheqer si një afrodiziak. Nëse sheh një karrotë në ëndërr, do të thotë që do të kesh begati dhe shëndet të mirë.
  • Nëse personi që sheh në ëndërr karrotën është një vajzë, kjo do të thotë që ajo do të martohet shpejt dhe do të sjellë në jetë fëmijë trima.
  • Karrotat si karburant! Shkencëtarët besojnë që karrotat do të përdoren si burim për karburantet bio në të ardhmen. Sipas tyre do të duhen 6000 karrota që makina të ecë 1.6 kilometra.  /AgroWeb.org/