LIFESTYLE, 29 Nëntor 2017, 11:39

Problemet që bananet zgjidhin më mirë se barnat

Problemet që bananet zgjidhin më mirë se barnat

Duket shumë e çuditshme, por ka disa probleme të cilat bananet mund t’i zgjidhin më mirë se barnat.

Fruti i bananes është i dobishëm për shëndetin tonë, sepse përmban proteina, një sasi të madhe të vitaminave dhe ushqyesve të tjerë, na mbrojnë nga sëmundjet, duke marrë parasysh sasinë e tyre të lartë të fibrave.

Më poshtë përmendim disa probleme specifike që bananet mund t’i zgjidhin më mirë se barnat:

  • Bananja është një burim shumë i mirë i energjisë dhe kjo është arsyeja pse sportistët e konsumojnë atë shumë.
  • Bananja përmban aminoacide, gjë që na bën të lumtur dhe të qetë, është mbrojtës i mirë kundrejt stresit. Gjithashtu, magnezimi dhe kalciumi mund të na mbrojnë nga depresioni.
  • Bananja përmban një nivel të lartë të kalciumit dhe pak kripë, që është shumë mirë për zemrën dhe ndihmon gjithashtu në presionin e lartë të gjakut.
  • Fuqia e kujtesës tuaj do të rritet duke konsumuar një banane çdo ditë.
  • Bananja përmban sasi të madhe hekuri, duke rritur nivelin e hemoglobinës së gjakut dhe është e këshillueshme  për personat që kanë problem me aneminë.
  • Fruti i bananes mund të rregullojë hormonet e trupit.
  • Gjithashtu bananet mund të ndihmojnë gruan shtatzënë, sepse qetësojnë mundimet e mëngjesit dhe rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak.
  • Një banane në mëngjes mund të parandalojë kapsllëkun, sepse përmban një sasi të lartë të fibrave.