AKTUALITET, 14 Gusht 2018, 15:38

Plagosi dashnorin e gruas, arrestohet shqiptari në Itali

Plagosi dashnorin e gruas, arrestohet shqiptari në Itali

Arrestohet personi që qëlloi ndaj një shqiptari 40-vjeçar në Oderzo, Itali. Durim Qefa u qëllua me një plumb pas shpine me pistoletë (në foto), teksa kthehej nga puna dhjetë ditë më parë në një kazino të Venecias, por shpëtoi për mrekulli.

Mediet italiane shkruajnë se bëhet fjalë për një tjetër shqiptar, A.A, i vitlindjes 1979.

Motivi, sipas karabinierëve të Trevisos, ka të bëjë me shkaqe xhelozie, pasi 40-vjeçari Durim Qefa kishte pasur një marrëdhënie me gruan e të arrestuarit A.A.

/TPZ.AL/