AKTUALITET, 25 Korrik 2018, 16:48

E moshuara nuk kishte njeri në shtëpi, 53-vjeçari tenton ta përdhunojë

E moshuara nuk kishte njeri në shtëpi, 53-vjeçari tenton ta

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Cërrikut, ku një 53-vjeçar ka tentuar të përdhunojë një grua të moshuar. Mësohet se autor i ngjarjes është shtetasi Tahir Allkja, banues në fshatin Shalës, të Cërrikut, i cili rezulton i dënuar më parë për veprën penale “Dhune ne familje”.

Sipas policisë, ky shtetas u arrestua pasi dyshohet se ka hyrë në banesën e shtetases R.T. 73 vjeçe, banuese në Cërrik, dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të, pasi në banesë nuk ka pasur asnjë familjar.

Sakaq, materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Marrdhënie seksuale me dhunë me të rritura e mbetur në tentativë”.