TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Detaje të reja kanë dalë nga vrasja në Vlorë e Dilaver Tozajt. Mësohet se viktima ka marrë pesë plumba në trup dhe dy në kokë dhe ka humbur menjëherë jetën.
Sipas policisë pista kryesore e hetimit është për prishjen e pazareve të drogës. Ndërsa familjarët kanë deklaruar se viktima nuk ka pasur konflikte në fshat.
Dyshohet se ka qenë një autor i vetëm, ai që ka vrarë 37-vjeçarin dhe e ka qëlluar atë shumë afër. Autori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes duke shfrytëzuar faktin që nuk kishte drita, por edhe sepse dyshohet që e njihte mirë zonën. Në polici deri më tani janë shoqëruar 15 persona.
Nikola Ikonomi i njohur ndryshe si Dilaver Tozaj mbeti i vrarë mbrëmjen e djeshme pranë banesës së tij në Resulaj të Selenicës së Vlorës.
Ai është një nga katër personat që u arrestuan në vitin 2005 si pjesë e një grupi kriminal. Mësohet se grupi trafikuan 1145 kilogramë hashash nga Kakavija.