BOTA, 7 Maj 2019, 09:50

Kishin 500 ditë të arrestuar, lirohen nga burgu dy gazetarët e Reuters

Kishin 500 ditë të arrestuar, lirohen nga burgu dy gazetarët e


Dy gazetarët e Reuters që ishin burgosur në Myanmar për raportimin e tyre mbi krizën Rohingya janë liruar. Wa Lone, 33 vjeç dhe Kyaw Soe Oo, 29 u liruan pas amnistisë nga Presidenti. Ata kaluan më shumë se 500 ditë burg në periferi të qytetit të Yangon,

Ata ishin dënuar sipas Aktit Zgjedhor Zyrtar dhe u dënuan me shtatë vjet burg në shtatorin e vitit të kaluar. Burgosja e tyre shihej si një sulm ndaj lirisë së shtypit dhe ngriti pyetje rreth demokracisë së Myanmarit. Pas lirimit nga burgu gazetari Wa Lone i tha BBC-së se ai kurrë nuk do të pushonte së qenuri gazetar.

“Unë jam shumë i lumtur dhe i gëzuar kur shoh familjen time dhe kolegët e mi. Nuk mund të presim që të shkoj në redaksinë time”, u tha ai edhe gazetarëve. Gazetarët u liruan së bashku me mijëra të burgosur të tjerë si pjesë e amnistive masive që ndodhën çdo vit rreth vitit të ri të Mjanmarit.

Kryeredaktori i Reuters tha se gazetarët të cilët muajin e kaluar fituan çmimin prestigjioz Pulitzer për raportimin e tyre ishin bërë “simbole” të lirisë së shtypit.

“Ne jemi shumë të kënaqur që Mianmari ka lëshuar gazetarët tanë të guximshëm,” tha Stephen J Adler në një deklaratë.

Rasti i tyre shihej gjerësisht si një provë e lirisë së shtypit në Myanmar dhe udhëheqësi de facto i vendit Aung San Su Kyi  një ish i burgosur politik u kritikua për mbajtjen në burg të dy gazetarëve.