TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 18-vjeçar ka dalë ditën e sotme përpara gjykatës. Mathew Borges akuzohet të ketë vrarë shokun e tij të klasës tre vite më parë, vetëm sepse ky i fundit foli me të dashurën e tij.
Ngjarja ka ndodhur tre vite më parë në Boston. Mediat lokale shkruajnë se tre vite më parë, kur ata ishin 15-vjeç, Borges e sulmoi shokun e klasës pasi dyshonte se ai flirtonte me të dashurën e tij në atë kohë.
Më pas ai e vrau, ai i preu duart, kokën ja futi në një qese plastike dhe trupin e hodhi në lumë. “E kam vrarë… ai është i vdekur”, raportohet t’u ketë thënë ai shokëve të tij, pasi ka kryer krimin.
Trupi i gjymtuar i Manuel Viloria-Paulino, u gjet nga një kalimtar rasi në lumin Merrimack, kurse koka u gjet vetëm disa ditë më vonë.
Sipas Leilany Dejesus, të dashurës së Borges në atë kohë, 18-vjeçari ishte inatosur vetëm sepse e kishte parë të fliste me Manuel Viloria-Paulino në shkollë.
Përpara grupit hetimor ajo rrëfeu se si i dashuri i saj në atë kohë Mathew Borges e kishte keqtrajtuar pas kësaj bisede me shokun e klasës.