BOTA, 14 Prill 2019, 23:48

Julian Assange siç s’e keni parë: Me pantallona të shkurtëra dhe kanatiere luan me skateboard


JULIAN Assange ishte filmuar teksa bënte xhiro me skateboard rreth ambasadës ekuadoriane. Pamjet në djalë janë publikuar nga CCTV.

Imazhet tregojnë themeluesin e WikiLeaks mbi skateboard brenda ndërtesës diplomatike në Knightsbridge, në perëndim të Londrës.

Ai shihet i veshur me një palë pantallona të shkurtra dhe një kanatiere sportive.

Pamjet vijnë pasi një firmë sigurie zbuloi se Assange spiunonte zyrtarët gjatë qëndrimit të tij shtatë vjeçar brenda ambasadës.

Pajisjet e regjistrimit audio u gjetën në zonën ku jetonte nga 2012 deri kur u arrestua të enjten e kaluar.

Për të parë videon klikoni The Sun