BOTA, 3 Maj 2019, 09:05

Kriza në Venezuelë/ Maduro me uniformë ushtarake mes krerëve dhe ushtrisë

Kriza në Venezuelë/ Maduro me uniformë ushtarake mes krerëve


Presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro u shfaq i rrethuar sot nga ushtarë në një bazë ushtarake në Caracas, në një shfaqje sfiduese ndaj kundërshtarëve të tij.

Maduro u bëri thirrje forcave të armatosura për të mposhtur “çdo grusht grusht shteti”, pas dy ditëve të përleshjeve midis forcave opozitare dhe atyre pro-qeveritare, raporton BBC News

Udhëheqësi i opozitës, Juan Guaido, u përpoq të nxiste një rebelim ushtarak dhe të detyronte Maduro të dilte nga zyra.

Lideri i opozitës, Juan Guaidó u ka kërkuar punonjësve publikë të bëjnë grevë për të rrëzuar qeverinë e Maduros.

Por Maduro vlerësoi besnikërinë e ushtrisë. “Askush nuk na prek dot terrenin tonë të shenjtë ose nuk sjell luftë në Venezuelë,” tha ai.

I gjendur pranë të gjitha forcave të armatosura, Maduro i tregon rivalit të tij mbështetjen e të gjithë ushtrisë

Venezuela është pranë shpërthimit të një lufte civile, ku para disa ditës pati edhe përplasje të ashpër në mes të forcave që mbështesin liderin opozitar Juan Guaidon dhe forcave qeveritare të Maduros.

Nga ana tjetër SHBA ka reaguar duke deklaruar se ushtria amerikane është e gatshme që të ndihmojë opozitën në rrëzimin e Maduros, pasi ai cilësohet si diktator në shtetin e Venezuelës.