BOTA, 30 Prill 2019, 11:11

Atak në zemër moderatorit të njohur

Atak në zemër moderatorit të njohur


Moderatori i njohur amerikan 85-vjeçar  Larry King ka pësuar një atak në zemër. Sipas mediave të huaja ai ndodhet në një spital në Los Angelos, ndërkohë që gjendja e tij është normalizuar, megjithatë vijon të jetë nën kontrollin e mjekëve.

Edhe gjatë të enjtes së kaluar është raportuar se ikona e televizionit në Amerikë ka pësuar një tjetër atak në zemër në shtëpinë e tij në Los Angelos, ndonëse u mohua nga përfaqësuesit e tij.

Larry King ka vuajtur nga problemet e zemrës që në vitin 1987 dhe fatmirësisht ka arritur t’i mbijetojë sulmeve të ndryshme që ka patur