BOTA, 29 Prill 2019, 23:33

Pesë burra torturë ndaj adoleshentit me aftësi të kufizuara


Një adoleshent me aftësi të kufizuara u detyrua të këndonte “Barbie Girl”, teksa kravata e tij tërhiqej fort rreth qafës dhe uji i zier në mënyrë të përsëritur derdhej mbi trupin e tij të zhveshur.

Tortura ndaj 17 vjeçarit që kishte përfunduar në duart e një bande prej 5 personash u shfaq në një video në gjykatën mbretërore të Nottingham.

Ringleader Brandon Whelpton, 23 vjeç, nuk tregoi asnjë emocion pasi u dënua me 12 vjet e nëntë muaj burg dhe lirim me kusht për 3 vjet e tre muaj pas kryerjes së burgut. Ai u shpall fajtor për shkaktimin e lëndimit të rëndë trupor me qëllim.

Gjykatësi Steven Coupland i tha atij: “Unë nuk kam asnjë hezitim të vendos që ju jeni një person i rrezikshëm”.

Videoja ishte vetëm një pjesë e vogël e torturës dhe ngacmimit, e cila vazhdoi për afërsisht tre orë shtatorin e kaluar, pasi të pesë të pandehurit takun adoleshentin.

“Ai u bë një lodër“, tha Gareth Gimson, duke ndjekur akuzat. “Një lodër për t’u poshtëruar në vullnetin e këtyre burrave”.

Autori kryesor Whelpton e goditi të riun dhe urinoi mbi të. Më pas i hodhi 4 herë ujë të nxehtë.

Whelpton i vuri një thikë në fyt dhe i tha atij të këndonte së bashku.