BOTA, 23 Prill 2019, 23:32

Grupi i armatosur që ndaloi emigrantët, plane për të vrarë Obamën dhe…

Grupi i armatosur që ndaloi emigrantët, plane për të


Grupi i armatosur, Patriotët e Bashkuar Kushtetues, të cilët u përpoqën të ndalonin emigrantët në kufirin me Meksikën, kishin planifikuar ekzekutimin e Brak Obama-s, Hillari Klinton dhe miliarderit Xhorxh Soros, sipas informacioneve të FBI.

Ky grup është shprehur hapur kundër emigracionit në SHBA, duke theksuar se kështu ndihmojnë në zbatimin e ligjit federal në patrullimin e kufirit.

Ndërkohë, kohë këto akuza janë mohuar nga avokati i udhëheqësit të grupit Patriotët e Bashkuar Kushtetues.

Ndërkohë, Hopkinsi u shfaq si i pandehur këtë të hënë në gjykatën e Las Cruces, Nju Meksiko, i akuzuar për armëmbajtje pa leje.

Ai ra në pranga të autoriteteve pak ditë më parë, pasi ndaloi 300 emigrantë në kufirin me Meksikën.