BOTA, 24 Mars 2018, 22:04

Sulm me bombë në Egjipt, raportohen dy të vdekur

Sulm me bombë në Egjipt, raportohen dy të vdekur

Një sulm me bombë raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në Egjipt, ku dy persona kanë mbetur të vdekur dhe katër të tjerë janë plagosur.

Sipas policisë, makina bombë ka shpërthyer në qytetin e dytë më të madh të vendit, në Aleksandri, ndërkohë që shënjestra kryesore e sulmit ka qenë shefi i sigurisë së qytetit.

Sulmi ka ndodhur vetëm dy ditë përpara zgjedhjeve presidenciale, ndërsa autoritetet vendase kanë deklaruar se makina bombë është shpërthyer nga përfaqësuesit e organizatës “Vëllezërit Muslimanë”.

Grupet hetimore kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa dyshimet e para hidhen mbi çështjen e ndalimit të votimit ditën e hënë.