TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në një kohë kur sot Këshilli Kombëtar i PD votoi për drejtuesit e rinj, janë shpallur emrat fitues si anëtar të kryesisë. Në një konferencë për shtyp nga selia blu, Jemin Gjana, prezantoi listën e fituesve.
15 anëtarët e rinj të kryesisë së Partisë Demokratike, sipas rendit alfabetik
Dhurata Cupi
Endri Hasa
Enkelejd Alibeaj
Eno Bozdo
Fatbardh Kadilli
Flamur Noka
Florian Mima
Grida Duma
Izmira Ulqinaku
Jamarber Malltezi
Jorida Tabaku
Kreshnik Collaku
Oerd Bylykbashi
Oriola Pampuri
Tomorr Alizoti
Mësohet se më shumë vota ka marrë Tomorr Alizoti. E dyta me më shumë vota është Jorida Tabaku, i treti Flamur Noka dhe i katërti Enno Bozdo.
“Më duhet të shpjegoj në emër të komisionit se bazuar në nenin 9 pika 5 të statusit, që detyron zgjedhjen në këtë përbërje të kryesisë me 15 anëtarë, në mënyrë të detyruar, 30 përqind e këtij numri të përgjithshëm duhet të jenë femra. Kemi qenë të detyruan në pikëpamje statusore që nga renditja e numrit të votave të marra, të largohen nga kjo renditje Ervin Salianji, Aldo Bumçi, Ronald Bekjo, Gerti Bogdani dhe Luçiano Boçi, që kanë rezultuar me votat të barabarta që me kushtet që po të mos zhvendoseshin, sigurisht do të hidhej një short për të përcaktuar se cili preh tyre do të ishte në 15-tshme. Dhe nga kjo zhvendosje e këtyre katër vetave, futen katër femra, të cilat bazuar në numrin e votave nuk kanë hyrë në 15-tshme me këtë renditje, përjashtuar Jorida Tabakut, e cila ka hyrë automatikisht me numrin e votave që kishte dhe futen edhe katër të tjera”, shpjegoi Gajana , i cili më tej lexoi emrat: “Grida Duma, Dhurata Cupi, Orjola Pampuri dhe Izmira Ulqinaku”.
“Ky ndryshim është bërë në zbarim të statusit”, tha Gjana.
“Natyrisht procesi ka qenë i hapur, të dhënat e dokumentuara janë të dhëna të klasifikuara që janë dorëzuar në arkivën e partisë me përfundimin e procesit. Janë të firmosura dhe të vulosura nga anëtarët e komisionit dhe në çdo rast ankimimi nga kushdo, gjykata e partisë ka të drejtën statutore të hapë dhe të bëjë rinumërim për cilindo që kërkon”, përfundoi kryetari i komisionit zgjedhor në PD.
Kush ishin kandidatët në garë për 15 anëtarë të Kryesisë së PDSH:
Agron Shehaj
Aldo Bumçi
Arben Beqiri
Arben Ibro
Avenir Peka
Bardh Spahia
Besart Kadia
Dhurata Çupi
Dritan Shano
Dorjan Gjonmarkaj
Endri Hasa
Enkelejd Alibeaj
Enkelejda Sallaku
Enno Bozdo
Enri Çeno
Ervin Salianji
Fatbardh Kadilli
Fatbardha Kadiu
Fatbardh Sallaku
Fitim Zekthi
Flamur Hoxha
Flamur Noka
Florjon Mima
Gazmend Koduzi
Genc Pollo
Gent Strazimiri
Genti Malko
Gerti Bogdani
Grida Duma
Izmira Ulqinaku
Jamarber Malltezi
Jorida Tabaku
Kastriot Sulka
Klevis Balliu
Kreshnik Çollaku
Ledina Mandia
Luçiano Boçi
Lindita Metaliaj
Mateo Spaho
Nada Meçorapaj
Nevila Xhindi
Ndriçim Mehmeti
Oerd Bylykbashi
Orjola Pampuri
Roland Bejko
Rudina Hajdari
Tomorr Alizoti
Tritan Shehu
Valentina Duka
Xhemal Gjunkshi
Ndërkaq mësohet se Gazmend Bardhi do të jetë Sekretar i Përgjithshëm, i cili siguroi 277 vota përballë Dorian Teliti, që mori 44 vota. Sahit Dollapi, që u zgjodh në postin e Sekretar për Çështjen Zgjedhore siguroi 258 vota, ndërsa Lulzim Omuri 60 vota si dhe 10 u shpallën të pavlefshme.
Në postin e Sekretarit për Çështjen Zgjedhore do të jetë Ivi Kaso, me 221 vota, duke mundur kështu Dorian Gjomarkajn, që siguroi 100 vota.
Ervin Minarolli u zgjodh Sekretar për Burimet Njerëzore me 278 vota, ndërsa Çlirim Gjata u zgjodh Sekretar për Çështjet Ligjore me 284 vota përballë Marinela Ziut, e cila mori 37 vota.