AKTUALITET, 19 Janar 2019, 20:28

E mundi në garën brenda PD, Teliti ka një mesazh për Bardhin

E mundi në garën brenda PD, Teliti ka një mesazh për Bardhin

Pavarësisht se humbi garën si kandidat për Sekretar të Përgjithshëm, Dorjan Teliti menjëherë pas dhënies së rezultatit, ka ndarë një foto me Gazmend Bardhin, i cili u shpall fitues. Krahas fotos së publikuar në profilin e tij të”Facebook”, Teliti e cilëson kënaqësi të pasurit rival në garë Bardhin, ndërsa shton se në çdo garë brenda “familjes politike”, ajo që fiton është PD.

“Kënaqësi të garosh me një shok, koleg dhe patriot. Nga çdo garë brenda familjes sonë politike, ajo që fiton është Partia Demokratike. Suksese Gaz në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm”.