TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kampionati nisi mirë për Çelsin e drejtuar nga trajneri Mauricio Sarri dhe anglezët u dashuruan pas tij, por së fundi gjërat po shkojnë keq për blutë e Londrës. E kundërta ndodhi për Arsenalin e drejtuar nga Emeri, që e nisi keq, por më pas e mori veten dhe tani rivalizon bindshëm për vendin e katërt.
Derbi është fituar nga Arsenali, që realizoi dy gola që në pjesën e parë me anë të Lakazet dhe Koshelni. Skuadra e Sarrit nuk mundi të bënte asgjë për ta ndryshuar fatin e ndeshjes dhe në fund i është nënshtruar humbjes.
Tashmë Arsenali është ngjitur në kuotën e 44 pikëve dhe është vetëm 3 pikë larg Çelsit. Vendi i katërt është në rrezik serioz për Çelsin dhe, me sa duket, punët për trajnerin italian janë komplikuar shumë.