AKTUALITET, 2 Shkurt 2018, 11:56

Kërkoi rezultate konkrete për “peshqit e mëdhenj”, Donald Lu 90 minuta takim me Ramën

Rreth 90 minuta zgjati takimi i ambasadorit amerikan në vendin tonë, Donald Lu me kryeministrin Edi Rama.

Takimi mes tyre është zhvilluar larg vëmendjes së medias, në godinën e kryeministrisë.

Nuk dihet ende asnjë informacion më tepër për këtë takim, por kamerat kanë filmuar makinën e ambasadorit të parkuar para Kryeministrisë dhe pak më parë, edhe ambasadorin Lu teksa del nga dera e kryeministrisë dhe i drejtohet automjetit të tij.

donald ludonald lu1donald lu, kryeministri

Ky takim vjen dy ditë pasi ambasadori Lu bëri një deklaratë të fortë, teksa i kërkonte llogari Politikanëve, policëve dhe prokurorëve se ku janë rezultatet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

DEKLARATA E LU