TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një person ka hipur në majë të çatisë së shtëpisë dhe tenton të hidhet. Klajdi Peti kërcënon se do të ndërmarrë këtë akt të rëndë nëse i prishet shtëpia.
Ngjarja po ndodh tek Liqeni i Thatë. Klajdi Peti deklaron se banesën e kanë ndërtuar në vitin 1995 mbi truallin e tyre.
Në një lidhje telefonike me “News24”, 25-vjeçari u shpreh me lot në sy se të gjithë pjesëtarët e shtëpisë janë pa punë.
“Kam vendosur të hidhem, nuk kam shpëtim, nuk kam më çfarë të bëj, e vetmja gjë është vetëvrasja që të bie një herë e mirë rehat, shteti po na shkatërron, jemi pa punë. Nuk kam shpëtim tjetër”, ka thënë mes lotësh Klajdi Peti.
Ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar një numër i madh policie.