AKTUALITET, 2 Shkurt 2018, 11:30

“Kapja e kreut të akuzës”, opozita propozon mekanizmin për largimin e Arta Markut, shpalos amendamentin

“Kapja e kreut të akuzës”, opozita propozon mekanizmin

Komisioni i Ligjeve diskutoi sot lidhur me ngërçin e krijuar prej 18 dhjetorit, kur opozita kontestoi zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm. Opozita përmes deputetit Enkelejd Alibeaj, shtroi në komision një amendament, firmosur nga 55 deputet për ndryshimin e Kushtetutës. Alibeaj tha se opozita kërkon mekanizëm zhbllokues për situatën. Në amendament është parashikuar që Prokurori i Përgjithshëm të zgjidhet me 3/5 e votave në Kuvend. Po kështu pretendohet që propozimi i Prokurorit të Përgjithshëm të vijë nga një trup ekzistuese jo e politizuar.

“Gjykata Kushtetuese duhet të vlerësojë kanditaurën. Secili kandidat duhet të kalojë procesin e vetingut, duke garantuar elementët, jo i korruptuar, jo politik.

Duke qenë se kërkohet të arrihet konsensusi tek personi kandidat që do zgjidhet, kemi planifikuar dhe mekanizmin.

Gjykata Kushtetuese duhet të ketë bërë vlerësimin e profesionalizmit, integritetit etj. Ky është propozimi ynë. E rëndësishme është fakti se përse sot opozita ka sjellë këtë amendament.

Së pari janë ndryshimet Kushtetuse të vitit 2016 që ka harruar ta parashikojë atherë këtë element.

Më tepër se kaq arsyet janë ato që kanë filluar të konkretizohen në 18 dhjetor të vitit të kaluar, kur mazhoranca në shkelje të Kushtetutës së re, emëroi prokurorin jo me 3/5, por edhe pa veting.

Opozita dhe jo vetëm shprehën konsideratat e tyre se një zgjedhje e tillë do të sillte kapjen politike të akuzës.

Ky parashikim i yni u verifikua shumë shpejt. Që nga ajo kohë kanë ndodhur shumë gjëra”, tha Alibeaj.

Ai iu referua disa rasteve të fundit që kanë lidhje me lirimin e disa firurave të krimit nga burgu, po kështu edhe ekstradimin e Nezar Seitit.

Sipas Alibeajt, e gjithë struktura e prokurorisë po shkon drejt politizimit./TPZ.AL