AKTUALITET, 2 Shkurt 2018, 11:52

Takimi Xhafaj-Marku, LSI lëshon akuza të forta

Takimi Xhafaj-Marku, LSI lëshon akuza të forta

Pas marrëveshjes mes ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe kryeprokurores Arta Marku, për bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar, LSI ka dalë me një akuzë të fortë.

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, në një shënim në faqen e tij ne FB, shkruan se pas këtij pakti fshihej falja dhe mbyllja e një sërë skandalesh.

Postimi i Vasilit 

Marreveshja Marku -Xhafaj legalizimi i faljes se Rames me FB, mosarrestimit te Tahirit, i mosarrestimit te ministres qe ekstradon trafikantin.

Prokuroria mbyll skandalin e Edi Rames i akuzuar se i beri thirrje policise qe te bente fushate elektorale per PS,e mbyll se sipas saj mjafton qe Edi Rama kerkon falje ne facebook.

Edi Rama ndalon arrestimin e Tahirit me nje mal me prova dhe prokuroria rri e veshtron.

Ministrja e drejtesise dhunon ligjin dhe shperdoron detyren dhe ekstradon trafikantin dhe prokuroria nuk leviz gishtin.

Po kjo prokurori me keq e me zi se sigurimi i shtetit arreston te madh e te vogel edhe per dyshime te paqena.

Marreveshja e Arta Markut me Fatmir Xhafen eshte si Aluizni i drejtesise per te legalizuar DY DREJTESI:NJE DREJTESI TE PADENUSHMERISE PER KRYEMINISTRIN DHE NJE DREJTESI PER SHQIPTARET E THJESHTE.