AKTUALITET, 2 Shkurt 2018, 09:53

Pranga 15-vjeçarit në Pogradec, dhunoi zyrat e bashkisë

Pranga 15-vjeçarit në Pogradec, dhunoi zyrat e bashkisë

Policia e Pogradecit ka vënë në pranga një 15-vjeçar, dyshuar si autor i mundshëm i dhunimit të zyrave të bashkisë së këtij qyteti.

Në pranga është vënë i mituri me inicialet E.S, i cili është dënuar edhe më parë për vjedhje.

Dyert e zyrave të Pogradecit u gjenden të thyera një javë më parë, ndërsa u raportua se nuk është vjedhur gjë.

“Në vijim të informacionit paraprak datë 26.01.2018, i cili bën fjalë për dëmtimin e dyerve të disa zyrave në ambjentet e brendshme të Bashkisë Pogradec, specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë të mundur identifikimin dhe ndalimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje, E.S., 15 vjeç, banues në Pogradec, i dënuar më parë për “Vjedhje””, – thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec./TPZ.AL