AKTUALITET, 2 Shkurt 2018, 10:35

Ambasadori amerikan Donald Lu i shkon në zyrë kryeministrit Rama

Ambasadori amerikan Donald Lu i shkon në zyrë kryeministrit Rama

Pas takimit të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj me kryeprokuroren, një tjetër takimi i niveleve të larta është zhvilluar ditën e sotme.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Donald Lu, i është drejtuar mëngjesin e sotëm ambienteve të Kryeministrisë, për të zhvilluar një takim me kreun e Qeverisë Edi Rama. Nuk dihet ende tema e takimit, i cili ka nisur në zyrën e kryeministrit Rama prej orës 10:00./TPZ.AL