TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim të fundit me ambasadorin austriak në vendin tonë, Johann Sattler, teksa ky i fundit ka përfunduar tashmë mandatin e tij.
Në takimin përshëndetës, Kreu i Shtetit ka falënderuar kryedipomatin austriak për angazhimin e tij të palodhur në forcimin e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve.
Gjithashtu, Meta shprehet në mesazhin e tij në “facebook” se e ka falënderuar ambasadorin Sattler edhe për promovimin që iu bëri maleve të Shqipërisë.
“Ishte kënaqësi e veçantë të falënderoja ambasadorin e Austrisë, z.Johann Sattler në përfundim të detyrës së tij, për angazhimin e palodhur për forcimin e gjithanshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve tona.
Nuk mungoi dhe një falënderim i posaçëm për promovimin që ambasadori Sattler u bëri maleve të Shqipërisë, ndërsa aktivitetet kulturore ishin mbresëlënëse si asnjëherë më parë. ?????”, shkruan Meta.